TIRANE- Përveç atyre që e kanë mbështetur vendimin e qeverisë për të lidhur marrëveshje me Partinë Demokratike, ka dhe nga ata qytetarë që janë skeptikë. Kështu, disa prej tyre nuk ngurojnë që të shprehin dilemat dhe në profilin e ‘Facebook’-ut të Ramës.

Një komentues i shkruan kreut të qeverisë se populli është çoroditur nga marrëveshja PD-PS dhe nëse do të vijojë bashkëqeverisja pas zgjedhjeve.
Rama

Kaq ka mjaftuar që Rama t’i kthejë atij një përgjigje diplomatike, ndërsa i sugjeron që të shoh punën e tij dhe të votojë për PS-në.

KOMENTUESI 1:
Populli është çorientuar me friken e bashkëqeverisjes me PD zoti Rama është e vërtetë?
RAMA: Popullin lere ne punen e tij se populli nuk coroditet, ti voto nr.✌️ dhe je ne rregull
KOMENTUESI 2: Ndegjova dje ne Elbasan z. Basha. Ai ju akuzon per vende pune te pahapura, per biznese qe vetem jane mbyllur etj. Kam pershtypjen dhe dijen qe nuk eshte keshtu. Ju lutem sqaroni popullin me dokumeta zyrtare si eshte e verteta.
RAMA: Po pse cfare eshte populli, budalla qe degjon Lulin??
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb