Popullsia e Japonisë ka rënë me 0,7 për qind gjatë pesë viteve të fundit, duke u shënua rënie për herë të parë që nga viti 1950 nga 10 vendet e para të botës për sa i përket popullsisë.

Të dhënat e fundit të regjistrimit të vitit 2020, të publikuara sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, treguan se popullsia e këtij vendi qëndroi në 126.226.568 që nga 1 tetori, 2020, njoftoi Kyodo News me bazë në Tokio.

Japonia, që përbën 1,6 për qind të popullsisë globale, ra një vend nga pozita e 10-të në atë të 11-të në renditjen botërore të vendeve më të populluara, theksohet më tej, duke cituar raportin e fundit të OKB-së.

Sipas raportit, Japonia është kombi i vetëm në mesin e 20 vendeve më të populluara të botës, ndërsa popullsia e saj shënoi rënie me rreth 868.000 banorë nga viti 2015 deri në vitin në 2020.

Por numri i familjeve është rritur me 4,2 për qind në 55,7 milionë.

Numri mesatar i anëtarëve për familje ra në 2,27 nga 2,38 në studimin e vitit 2015, shifra më e ulët që kur të dhënat e krahasueshme u bënë të disponueshme në vitin 1970, pasi më shumë njerëz të moshuar jetonin vetëm, sipas raportit.

Ndërkohë, popullsia e fëmijëve në vend gjithashtu u zvogëlua, me numrin e fëmijëve të moshës 14-vjeç ose më të ri në 14,93 milionë që nga 1 prilli i këtij viti.

Shifrat e lëshuara nga qeveria muajin e kaluar treguan se Japonia ka regjistruar se numri i fëmijëve ka rënë vazhdimisht gjatë 40 viteve të fundit, duke lënë ekonominë e tretë më të madhe në botë që po përplaset me një popullsi të plakur.

Japonia është midis 33 vendeve me raportin më të ulët të popullsisë së fëmijëve, së bashku me Korenë e Jugut dhe Italinë.​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb