Popullsia e Turqisë është rritur me 1,5 milionë banorë në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë dhe tashmë është në kuotën e 83 milionë banorëve.

Sipas Institutit Statistikor të Turqisë (TurkStat), popullsia e Turqisë ka arritur shifrën 83 154 997 duke shënuar rritje me 151 115 banorë në baza vjetore.

Sipas TurkStat, norma e popullsisë nëpër qendra të qyteteve është rritur nga 92,3 % në vitin 2018 në 92,8% në vitin 2019, ndërsa ajo në fshatra ka rënë me 7,2%.

Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ishte 82 003 882.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb