Një miqësi e konkretizuar nga jashtë shtëpisë, u duk se mori një tjetër drejtim mes Monika Lubonjës dhe Donald Veshajt.

Debatet mes dyshes kanë qenë të shumta disa javë më parë, por tanimë, gjërat duken se janë qetësuar dhe ato kanë vendosur sërish një raport të mirë miqësor. Së fundmi, në një bashkëbisedim me Beatrix,

Donaldi ka thënë se nuk ia bën zemra të nxjerrë Monikën nga shtëpia, duke shtuar se për moshën që ka, është shumë mendjehapur.

“Për moshën që ka është shumë mendje hapur. Mua nuk ma bën zemra të nxjerr nga shtëpia Monikën”, është shprehur Veshaj.

E duket se njësoj mendon edhe Beatrix dhe as asaj nuk ia bën zemra që ta largojë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb