Videoja ku shihet refuzimi që portieri Kepa Arrizabalagai i bëri trajnerit Maurizio Sarri që ai të zëvendësohet para penalltive të finales së EFL Cup bëri xhiron e botës.

Por spanjolli tregoi se çdo gjë ndodhi për shkak të një keqkuptimi pasi tekniku italian mendoi se ai ishte i lënduar.

“Më duhet të them se ishte një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindem trajnerit, apo diçka të atillë. Ishte vetëm keqkuptim, sepse u vizitova nga stafi mjekësor dy herë dhe ai mendoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja lojën”.

“Mendova se stafi mjekësor është duke menduar se unë nuk mund të vazhdoja pasi ishte hera e dytë që isha në tokë. E di që shumë njerëz po flasin rreth kësaj, por unë kështu e përjetova nga brenda”, ka thënë Kepa.

Blutë e Londrës humbën me rezultat 3-4 dhe kështu Man City fituan EFL Cup për herë të gjashtë në histori dhe për herë të dytë radhazi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb