Ish-futbollisti i Totenham, Paulinho, është rikthyer të mrekullojë me lojën e tij dhe për këtë arsye është lidhur me një transferim të mundshëm tek Bayern Mynchen, por pavarësisht kësaj braziliani është përfshirë në një tjetër histori tronditëse…

Çështja ka të bëjë me një pornostare japoneze.
japonezja
Një sezon i shkëlqyer me klubin anglez u shoqërua me një kontradiktë në termat financiarë të kontratës së 28 vjeçarit. Kjo bëri që të shitej në Kinë tek Guangzhou Evergrande ku aktualisht po bën mjaft mirë.

Por së fundmi, Paulinho potencialisht mund të përballet me dëbimin nga Kina pas paraqitjes me Tsukasa Aoi, një pornostare japoneze.

Problemi qëndron se pornografia është e ndaluar në Kinë dhe për më shumë se ai po promovonte një agjencie bastesh në shoqërinë e një pornostarje japoneze, e cila gjithashtu është e paligjshme.

Pra, jo një, por dy vepra të paligjshme nga Paulinho që rrezikon të depërtohet nga shteti aziatik. Në rastin më të mirë mund të marrë një pezullim të gjata nga Superliga Kineze, por koha do t’a tregojë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb