KIEV– Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, theksoi se lufta për vendin e tij do të përfundojë me rimarrjen Krimesë dhe të gjithë rajoneve në lindje.

Poroshenko në një kanal televiziv gjatë një deklaratë ka vlerësuar situatën në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Ukrainës i cili ka cekur dhe çështjen se “kur do të përfundojë lufta në vend”, ai ka pohuar se: “Lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë rajonet e lindjes dhe Krimenë, pikërisht atëherë do të përfundojë lufta. Sa kohë do të marrë kjo ? Aq sa të jetë e nevojshme”.

Poroshenko duke vënë në dukje se sovraniteti i vendit, integriteti territorial dhe pavarësia janë çështje parësore u shpreh se “Ukraina nuk do të jetë në kompromis në lidhje me këto çështje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb