Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë dhe kanë kërkuar që familja e tyre të merret në mbrojtje dhe se do të bashkëpunojnë me drejtësinë për të zbardhur disa porosi për vrasje me pagesë.

Burime për News24 bëjnë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se grupi hetimor ka dyshime të forta se dy vëllezërit kishin marrë urdhra dhe porosi jo vetëm për “Rrumin” (Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi) por edhe për njerëz të rëndësishëm për eliminim.

Po ashtu mësohet se ata mendohet se do i bënin një favor një grupi tjetër shumë të fuqishëm ekonomikisht si dhe me përgatitje ushtarake të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb