ELBASAN

Porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej është lënë në arrest me burg pa afat.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, tekas ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Policia e cilëson Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb