Shqipëria është një vend ku jehona e progresit ka patur nuanca të ndryshme, veçanërisht në sferat e mobilitetit dhe transportit.

Tipike për një shoqëri në tranzicion dhe me zhvillim të debatueshëm, transporti ka qenë i vetmi tregues objektiv me të cilin shoqëria shqiptare ka komunikuar dhe projektuar nevojat e saj.

Gjuha dhe sjellja e lidhur me transportin ka qenë përherë pjesë e çdo tryeze shqiptare: familjare, institucionale, politike dhe ekspertizash vendimmarrjeje.
Kjo gjuhë dhe sjellje është pasuruar rregullisht me modele dhe vizione nga një ndërmarrje frymëzuese njerëzore dhe biznesi; nga Porsche Albania.

Ky koncesionar është shtëpia e madhe e markave më ikonike të industrisë automotive, si: Volkswagen, Audi, Škoda, Seat.
Nga Volkswagen Beetle i revolucioneve kulturore në gjeneratën futuristike të Audi e-Tron GT, ky koncesionar ka udhëzuar shoqërinë shqiptare drejt zgjedhjeve më efektive dhe më të përparuara automotive në botë.

Performanca e këtyre markave dhe modeleve të tyre ka prekur rregullisht majat e vlerësimeve më rigoroze botërore duke fituar çmime të panumërta. Vetëm në vitin e fundit Audi u vlerësua me 3 çmime: punëdhënësi më i mirë në botë nga Top Employer Institute, Çmimi “Otto Heinemann“ si më të mirët në ofrimin e një mjedisi pune të kujdesshëm ndaj punonjësve të saj dhe modeli i saj më i fundit Audi e-Tron GT fitoi Çmimin “Golden Steering Wheel” si makina më e bukur e vitit 2021.

Nga ana tjetër Volkswagen dhe revolucioni i sal elektrik ka njohur menjëherë fitoret e para në rang ndërkombëtar. Platforma e saj elektrike ka fituar çmimin prestigjoz të Universitetit Teknologjik të Vienës dhe modeli i saj më i fundit Volkswagen ID 3 është shpallur modeli më i mirë i vitit 2021.
Ky model u prezantua edhe në tregun shqiptar nga Porsche Albania duke përmbushur edhe një herë misionin e saj për mundësimin e të ardhmes, pa humbur asnjë hap ndërkombëtarisht.

Vlerësime ndërkombëtare kanë marrë edhe dy markat e tjera të këtij koncesionari si Škoda dhe Seat.
Kështu, ndër shumë çmime, Škoda Enyaq IV është vlerësuar me Çmimin “Golden Steering Weel” si makina më e mirë SUV elektrike dhe së bashku me Škoda Fabia e re, ato janë konsideruar nga “EURO Ncap” si makinat më të mirat për klaset e tyre, për 2021.

Po këtë vit, Seat është vlerësuar nga Çmimet Gala “Autobest” si blerja më e mirë evropiane e vitit.
Kjo vitrinë çmimesh ndërkombëtare është një nga standardet me të cilat operojnë skuadrat e Porsche Albania. Së fundmi, ata gjenden në pararojë edhe të transformimit të infrastrukturës aktuale të transportit shqiptar në atë të transportit elektrik.

Fillimi i vitit 2022 e ka gjetur Porsche Albania me “motorët e ndezur” drejt digjitalizimit duke zgjeruar bashkëpunimet ndërsektoriale, si iniciativat e përbashkëta nëpërmjet aplikacionit të tyre “Makina Ime”.
Ndërkohë, shtuar Volkswagen, marka Audi këtë vit shndërrohet në një platformë tjetër 100% elektrike me modele, si të dala nga imagjinatat më të pasura të inxhinierisë dhe sigurisë, të cilat shumë shpejt do të jenë pjesë e tregut shqiptar.

Të gjitha këto qasje ndërlidhen brenda vizionit madhor të Porsche Albania për të vazhduar ofrimin e kapaciteteve të saj njerëzore, teknologjike dhe ekspertizën ndërkombëtare në shërbim të shoqërisë shqiptare, për të mos humbur asnjë takim me historinë dhe asnjë sfidë drejt të ardhmes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb