Pedagogia Iris Luarasi e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se tregu mediatik shqiptar është kaotik.

Luarasi u shpreh se ka portale që janë pa një editor, që shtrembërojnë lajmet, e ndaj duhet një rregullim për çdo gjë.

“Unë mendoj se duhet një rubinet ligjor. Por unë mendoj se zgjidhet me vetë-rregullimin. Gazetarët në portale punojnë gjithë ditën dhe punojnë sa për një sanitare. Paguhen shumë pak. Problemi është se edhe pasi kanë përfunduar gazetarinë, vazhdojnë që të punojnë me këto lloj pagash. Ajo që më shqetëson në portale është se luftohet për klikime dhe nuk bëhet gazetari.

Këtu ka foto skandaloze shpesh herë. Tani e gjitha bëhet për klikime. Kur flasim vetëm për klikime, do të thotë se profesionalizmi është i dobët. Ka sigurisht edhe portale të mira. Ka portale të mira, kur ka editor. Ndërsa kur nuk ka editor, bëhen lajme sa për klikime ose shpesh herë deformohen. Unë mendoj se nuk duhet domosdoshmërisht AMA të rregullojë”, tha Luarasi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb