Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit.

Ai e nisi fjalën me marrëveshjen për portin e Durrësit, duke e cilësuar megaferë.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, deputetë dhe deputete, zonja kryetare, sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët, portin e Durrësit.

Me këtë megaaferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve. Një arab kërkon të zbatojë planin. Se cca ka Alabari dhe Rama pjesë në këtë plan, s’do e marrim vesh. Ky klan ju përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të kushtueshme të Durrësit. Ju zhduk shqiptarëve portin mijëravjeçar. Ka qenë portë hyrëse mes Ballkanit dhe BE. Ka qenë nyja kryesore e lidhjes me Kostandinopojën. Porti që merr rrugën Egnatia, lidhje me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet me gjithë qindra, qindra mln euro investime në këtë port. Kapaciteti i tij është 8 mln ton mall në përpunim. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçar është përcaktuar si më i përshtatshmi.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb