Eksperti Ligjor, Eduart Halimi i ftuar në “News24” foli për Portin e Durrësit.

Gjithashtu ai theksoi se shqetësimi qëndron tek përdorimi i parave publike.

“Këndvështrimi im nuk ka të bëjë me retorikën politike. Nuk jam ekspert i infrastrukturës, por kam ngritur shqetësimin sa i përket parave publike dhe aseteve publike. A ka avantazhe apo disavantazhe që këto prona publike të përdoret me destinacion parajsa fiskale.

Kontrata është duke u diskutuar dhe duhet patur vigjilencë e zgjeruar në mënyrë që të eliminohen dyshimet lidhur me çështjet. Tani pyetja është a ka kompani të përfshira në parajsa fiskale apo jo. A ka kompani në parajsa fiskale? Duke marrë dokumentacioni shohim se skema e biznesit përbëhet nga gjashtë, ku kompania është regjistruar në adresën, në ishujt Kejman. Pra Ishujt Kejman janë parajsë fiskale dhe janë në listën gri të BE”, tha Halimi.

Më tej shtoi: “Në parajsat fiskale janë të regjistruar një numër i jashtëzakonshëm i kompanisë”, tha ai, duke shtuar: “Të qenurit në parajsë fiskale nuk është automakisht që kemi të bëjmë me korrupsion”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: