Këtë të martë po mbahet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Në këtë Komision po diskutohet projektligji për marrëveshjen e Durrësit.

“Nuk kam parë projekt tjetër ku ka një detyrim për të rehabilituar vijën bregdetare. Nga ana konceptuale zhvillimore e keni gabim, kemi të bëjmë koncept zhvillimor të hapur. Nuk kemi tra aty është tarifë publike, deti është pronë publike”, ka thënë një nga përfaqësuesit.

Pjesë nga debati: 

–“Pallate, po flasim për ndërtesa e infrastrukturë. Nuk janë pallate janë ndërtesa shërbimesh, banimi. Koncepti zhvillimor, zhvillimi është zhvillim urban jo banesash sociale. U përmendën detyrime te rehabilitimit, nuk kam parë projekt tjetër në Shqipëri për rehabilitimin e vijës bregdetare. Nuk ka parë investim të tillë. Ju i referoheni rezidencave të mbyllura, nuk do ketë tra tek hyrja. Deti është pronë publike me akses publik. Qytetit i rikthehen mijëra metra hapësirë e gjelbër.”, tha ai.

Bardhi: Pyetja ime kishte të bënte me investitor strategjik ku është edhe shteti brenda. Ky zhvillues do shesë apartamente me 1500 euro. Është përjashtuar nga taksa e ndikimit në mjedis. Një zhvillues tjetër që shet po apartamente,

Bardhi: Unë nuk ndërtoj pallate, ndoshta dikush që të suporton ty ka ndërtuar. pallati. Do ti thuash të pushojë pak ai.

Bushka: Sapo i thashë …Kur bëni diskutim merrni fjalën…

Bardhi: Përjashtime nga takska për apartament që ky investitor do të shesë a ndikojnë tek konkurrenca?

Bushka: Dhe ju thanë jo sepse nuk ka investim tjetër si ky as në Durrës dhe as në Shqipëri.

Bardhi: S’kam marrë përgjigje.
Bushka: Jua thanë pra

Bardhi: Po flas për veprimtarinë ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb