Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me sipërmarrës, tha se sistemi i drejtësisë aktual ka nevojë për riformatim.

Ai shtoi se sot një person duhet të presë 10-15 vite që çështja e tij të marrë zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese.

Më tej, Berisha hodhi akuza të rënda, duke thënë se Porti i Durrësit ka drejtor të vërtetë sot banditët dhe synimi është që mos kapen sasi droge.

Sali Berisha: Sot për çështjet civile duhet të presësh 10-15 vite. Në GJK janë 150 mijë dosje në pritje. Thuhet se dënohen zyrtarë. Kina dënon se çdo vend tjetër, e lufton korrupsionin me masa drakoniane, por në Kinë dënohen dhe politikisht. Ka nevojë për një rireformim të sistemit të drejtësisë.

Nuk pret kush 10 vite, se për kaq vite, një biznesmen mund të falimentojë. 62 përqind të të burgosurve janë të paraburgosur, jemi bërë vend “kape e fute”. Sepse nuk ka prokuror të ndjekë çështjen. Porti i Durrësit ka drejtor të vërtetë Pojën, e synimi është mos të kapin asnjë ngarkesë droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb