Analisti dhe gazetari Artur Zheji i ftuar në emisionin ‘open’ në Neës24 ka folur mbi shndërrimin e portit të Durrësit në një port jahtesh teksa ka thënë se nuk është normal fakti që kontrata nuk është në tavolinën e deputetëve të parlamentit.

Zheji shtoi se kohëzgjatja e marrëveshjes është shqetësuese, ndërsa tha më tej se Shqipëria është zgjedhur për portin e jahteve për shkak se ka qenë më bashkëpunuese dhe johëse duke qenë se ëhstë një vend më i dobët.

“Nuk është normale që kontrata nuk është në tavoinën e deptuetëve, nuk shoh një model ndryshe në këtë rast. 99% e koncsioneve në bregdetin shiqptar janë dhënë pa pagesë, kjo është një mënyrë për të nxitur investimin. Gjëja që më shqetëson është kohëzgjatja  emarrëveshjes, nuk do doja që populli im të ishte një popull kamarierësh e banakierësh por të kishim një zhvillim ndryshe, të kishim universitete pa fund.

Por trendi i zhvillimit ishte ky, të merren sa më shumë para. Në kohë ne gjuetisë së kapitaleve, një vend sa më I dobët aq më shumë duhet t ëjetë bashkëpunues dhe joshës. Kjo bëhet në Durrës sepse kemi rritur nivelin e joshjes plus ndikimet personale. Është ai moment që na duket sikur do na grabisin, por kemi dhënë qindra hektarë fshatra turistike në emra që nuk i dimë.

Model i koncesionit është bërë blozë në vend, është një monstër që ka bërë ccudinë e Dubait, ai do vijë të fitojë jo të na japë ne lekë, Alabari shet vetëm emrin e vetë. Flasim pse vjedh Rama zgjedhjet, por që vjen për lekë këtu ky është lajm i mirë, kontrata nuk bëhet publike që mos ta bëjmë copë ne”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb