Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një plan mafioz atë për ndërtimin e Portit të Durrësit. Nga takimi me demokratët atje, Basha u shpreh se PD dhe ai si kryetar ka qenë kundër projektit të Portit të Durrësit  dhe do të hedhin të gjithë hapat ligjorë kushtetues, politikë që ai projekt të mos të bëjë asnjë milimetër përpara.

Me tej Basha u bëri thirrje të gjithë demokratëve të kthehen në shtëpinë e lirisë dhe të niset një rrugëtim duke u shkëputur nga fantazmat e tranzicionit.

“Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër pronë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pakonsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve e shpalos palnin. Kjo është arsyeja pse PD dhe unë si kryetar kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit  dhe do të hedhim të gjithë haqat ligjorë kushtetues, politikë që i ashtuquajturi projekt i Portit të Durrësit që që aktualisht është një projekt fantazëm i Edi Ramës me një grusht oligarkësh të mos të bëjë asnjë milimetër përpara. Jo se jemi kundër zhvillimit nuk bëhet pas kulisave, dhe në kurriz të pronave, të tokave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë edhe njëherë nga Durrësi  Rama dhe shokët e tij të babëzitur  që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe nuk do të lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve. PD kudo duhet të jetë edhe njëherë njuë shembull, një hap përpara në përputhje me kërkesat e durrsakëve kundër bunkerizsimit pa cënuar sakrificën e demokratëve të qëndresës. Nuk është vonë për të njohur të vërtetën, ta pranojmë të vërtetën, për t’u thënë demokratëve se kemi gabuar e të kërkojmë atë ndjesë që nuk e kërkoi ai që ishte dikur në pushtet. Pa e dhënë këtë pakt me njeri-tjetrin nuk bëjmë para. Kjo bëhet me vepra, duke u dhënë përgjegjësi më të spikaturve në shoqëri.

A ka njeri në Durrës që nuk e di si bëhe kulisat e Foltore? Kështu do të vazhdojmë ne? Me gënjeshtra dhe mashtrime për hir të një personi. Prandaj jemi kaq sot. Shqiptarët nda ndjekin kur e kuptojnë se këtë betejë nuk e bëjmë për veten tonë por për të gjithë Shqipërinë. Kjo tollovi do të përfundojë shumë shpejt duke u ndarë shumë shpejt nga e kaluara U bëj thirrje të gjithë të larguarve, kthehuni në shtëpinë e lirisë. Nuk ka asnjë të tepërt në shtëpinë tonë të lirisë.  Demokratët janë garancia, shpresa rruga për ta nxjerrë Durrësin e mbarë Shqipërinë nga errësira e Ramës dhe e Trekëndëshit të Bermudës. Ne jemi njerëzit që dimë ta lëmë pas të shkuarën, pa e harruar atë, që dimë të kërkojmë ndjesë për gabimet e të kaluarës, të pendohemi për ato që duhet të kishim bërë, e që s’i kemi bërë, por që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka, në krye të shumicës, që mezi pret t’iu japë fund dinozaurëve të tranzicionit. Kjo është rruga, në të cilën ju kërkova votëbesimin e që ma keni dhënë përmes delegatëve. Të rinisim rrugëtimin tonë, duke mbyllur njëherë e përgjithmonë portat e tranzicionit, e duke hapur portën e madhe të Durrësit për të ardhmen e rinisë e të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb