Ish-kryeministri Sali Berisha, i ndalur tek projekti për Portin e Durrësit ka thënë se kjo është afera më e madhe korruptive e ndodhur ndonjëherë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Gjithashtu Berisha thotë se kjo aferë mobiliz0on të gjithë shtetin njëpartiak në funksion të kësaj afere, duke theksuar se edhe presidenti tentoi të tërheqë NATO-n në këtë aferë.

“Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë sot. Shkon të paktën 5 miliardë euro. Dhe mobilizon të gjithë shtetin e tij njëpartiak në funksion të kësaj afere. E dëgjuat Presidentin e Republikës? Çfarë kuptuat nga vizita e tij në selinë e NATO-s? Kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano. Unë këtu i deklaroj NATO-s, se kjo parti që ka qenë promotori i anëtarësimit të vendit në NATO, është e gatshme që t’i ofrojë NATO-s, çdo lehtësi në vend. Por e fton të ketë kujdes nga kjo organizatë politike mafioze. Që po transferon portin me qëllimin e vetëm për të plaçkitur të paktën 5 miliard euro me projekte me konto offshore. Së fundmi, gjithçka në mbështetje të kandidatëve tanë të fitores. U kemi paraqitur kandidatë në mënyrën më transparente. Kudo që shkon, e kemi ballin e hapur. Por ata duan mbështetjen tuaj më të fuqishme çdo orë, çdo ditë që të ecim të sigurt drejt fitores”, ka thënë Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb