Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë ka folur në lidhje me projekti ne portit të Durrësit teksa tha se parlamenti javën e kaluar me shpejtësi të rrufeshme solli grabitjen e portit.

Berisha deklaroi se kryeministri Rama ka marrë vendimin të lumturojë veten dhe “klanin e tij “ duke përvetësuar me një arab pa garë 200 hektarë tokë me vlerë të paktën 3 miliardë euro.

“Parlamenti të enjten e kaluar në një seancë ku jo sikur të ishin përfaqësuesit tuaj, por njerëz që sikur ishin hajdutë dhe vetëm hajdutë. Çfarë bënë, me shpejtësi të rrufeshme sollën grabitjen e portit të Durrësit, pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, morën 200 hektarë tokë truall në pjesën më të kushtueshme të qytetit, vendosën të mbyllin portin, atë që përpunon 4.8 milionë tonë mallra në vit dhe që ka kapacitet të shkojë gjer në 8 milionë tonë, portin që ka qenë portë e Shqipërisë drejt Perëndimit.

Pse, sepse një njeri kryeministër ka vendosur të lumturojë veten dhe klani ne tij duke përvetësuar me një arab pa garë 200 hektarë tokë me një vlerë minimum 3 miliardë euro. Tani do ndërtojë apartamente pa asnjë taksë. E enjtja e kaluar ishte natë hajdutësh, nata më e neveritshme në historinë e parlamentit. Buxhetin që ka të bëjë me shkollat dhe spitalet”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: