Prej mbylljes nga koronavirusi, porti i Vlorës nuk ka funksionuar as për transportin e mallrave. Me sa duket arsyeja është ‘lidhja me portin e Ankonas’. Kështu thotë të paktën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Porti i Vlorës aktualisht është jashtë funksionit dhe nuk lejohet asnjë lëvizje me traget. Në “Opinion” duke folur për hapjen ministrja deklaroi dje se arsyeja e ndalimit të lëvizjes është sepse Vlora lidhet me zonat e nxehta ose më shumë të infektuara nga koronavirusi siç është ajo e Ankonës. Por Vlora nuk ka pasur kurrë lidhje me Ankonën e cila është më në veri të Italisë por vetëm me Brindisin që është në jug.

“Jemi duke bërë një vlerësim sepse Ancona ka qenë një zonë më e prekur dhe ka qenë një vatër më e madhe e infeksionit, thjesht për çështjen e infeksionit dhe porti i Vlorës është i lidhur me portin e Ankonës kurse porti i Durrësit është me Barin dhe ka qenë një zonë më pak e afektuar me riskun”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. (Video: min.32:50)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb