Juventusi pësoi sot humbjen e parë në kampionat dhe ‘fajtor’ për këtë është portieri shqiptar i Lacios dhe i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha.

Në minutën e 94-rt, të fundit shtesë, arbitri pasi u përdor teknologjia “var” akordoi penallti për Juventusin. Të gjithë ishin me zemër në dorë, tifozët bardhezinj dhe ato të kaltër, por në fund Berisha ‘vendosi’ që të buzëqeshnin kryeqytetasit që kishin ndërmarrë udhëtimin drejt Torinos për të shijuar këtë fitore.

Humbja nuk do të thotë pak për bardhezinjtë. Kjo jo vetëm për faktin se të besuarit e Allegri-t rrezikojnë të shkëputen -5 nga kreu, por edhe sepse munden pas 57 ndeshjesh në “Allianz Stadium”.

Për Dybalën dhe Juventusin portierët e kombëtares shqiptare duket se janë shndërruar në makth. Hera e parë që “zonja” nuk mori pikët e plota në kampionat ishte në Bergamo kundër Atalantës. Dhe ky një rast analog me atë që ndodhi sot. Etrit Berisha i tha jo një penalltie të goditur nga Dybala po në minuta e fundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb