Portieri i kombëtares së Brazilit, Ederson, ka zbuluar arsyen se përse nuk është grumbulluar me ‘seleçaon’ për dy ndeshjet miqësore.

Gardiani i cili aktivizohet me Manchester City-n ka njoftuar në rrjetin social ‘snapchat’ se është në pritje për t’u bërë baba. Në një foto ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij Lais, 25-vjeçari tregon se vetëm pak ditë e ndajnë atë nga takimi i parë me djalin, pasi të mërkurën është planifikuar ardhja e fëmijës në jetë.

Sigurisht një moment që nuk duhet humbur, pavarësisht se Ederson dhe Lais janë prindër edhe të një vajze.

Nga viti 2017 Ederson është pjesë e Kombëtares së Brazilit por ka arritur të aktivizohet vetëm në një ndeshje zyrtare pasi portieri i Liverpool-it, Alisson Beccer, është i preferuari i Tite-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb