Argjentina ia doli të kualifikohej në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, pasi mundi me penallti Holandën. Pas sfidës dha mendimin e tij portieri i argjentinasve, Emiljano Martinez, i cili sulmoi arbitrin spanjoll, Lahoz.

“Mendoj se e kontrolluam mjaftë mirë lojën. Ishim duke fituar 2-0, por gjyqtari bëri çmos për ata. Pas golit të parë çdo gjë u kthye përmbysë. Gjyqtari dha 10 minuta shtesë, pa asnjë arsye. Dha 2-3 faulle jashtë zone për ata. Donte që ata të shënonin patjetër shpresoj që most a kemi më atë arbitër pasi është i padobishëm. Dëgjova Van Galin që tha se nëse ndeshja do të shkonte në penallti, Holanda do të fitonte. Mendoj se tani ai duhet ta mbajë gojën e mbyllur.

Kroacia- “Është një ndeshje e vështirë. Do të shijojmë fitoren e sotme dhe më pas shpresoj dhe për dy të tjerat” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: