Nëse Islanda mori një pikë ndaj Shqipërisë, padyshim se një meritë e ka edhe portieri vendas, Runarson.Ai dha një intervistë për mediat, menjëherë pas barazimit 1-1 në Rejkjavik. Runarson tha se gabimi te ekipi i tij qëndron te prapavija, pasi lejojnë shumë hapësira.

“Ndeshja me Israelin dhe ajo me Shqipërinë ishin shumë të ndryshme. “Ndjeva se luajtëm me frikë sot në pjesën e parë. Sikur kishim frikë që të ushtronim presing ndaj tyre dhe të merrnim kontrollin e lojës. E rregulluam këtë problem në pjesën e dytë.

Goli i pësuar? Sa herë që pësohet një gol mund të bësh më mirë. Unë mendoj se ne si skuadër jemi pak të butë, i lëmë të na vijnë shumë afër portës. Shqipëria nuk do të kishte shënuar kurrë nëse nuk do të vinte kaq pranë portës”, u shpreh Runar Alex Runarson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb