Vladimir Stojkoviç, portieri i Serbisë, u premton serbëve se do të bëjnë gjithçka për t’ia pamundësuar Shqipërisë kualifikimin në Euro 2016. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka ‘dëmtuar’ shumë serbët, e sidomos lojtarë e përfaqësueses.

Portieri i Serbisë, premton se do t’i hakmerret ekipi kuqezi. Ai u premton serbëve se do të bëjnë gjithçka për t’ia pamundësuar Shqipërisë kualifikimin në Euro 2016.

“U pa qartësisht se cilët ishin shkaktarët dhe fajtorët për atë që ndodhi në atë ndeshje. Ishte e qartë se kush ishte fajtor për atë që ndodhi në Beograd. Dëshira për të fituar shpjegon gjithçka ndodhi”, pohoi Stojkoviç për “Informer”.

“Nuk kam asnjë qëllim dhe asgjë kundër asnjë kombëtareje. Megjithatë, kundër shqiptarëve do të bëjmë maksimumin për t’i ndalur që ata të kualifikohen. Ne do të bëjmë pjesën tonë që kjo gjë të mos ndodhë. Ky do të jetë edhe një ndëshkim nga Zoti për atë që bënë”, deklaroi portieri serb.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: