Vllaznia do të avancojë më tej në Kupën e Shqipërisë, teksa në çerekfinale eliminoi Partizanin. Shkodranët patën fituar 3-1 në sfidën e parë dhe humbja 1-0 sot i dërgoi ata në fazën tjetër. Për mediat pas sfidës u ndal portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri, i cili bëri disa pritje shpëtimtare.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe pasi të luash me Vllazninë është një privilegj, kanë luajtur shumë portier të mëdhenj. Unë përpiqem cdo ditë ta justifikoj. Momenti më i vështirë ishte pas golit ndërsa më i bukur ishte pritja e dyfishtë.

Idhull? Gianluiggi Buffon, jam tifoz italian dhe kjo më ka bërë ta ndjek më shumë. Tedi Cara në pjesën e parë bëri një gjuajtje të bukur dhe më vuri në vështirësi edhe Rrapaj poashtu, këto më vunë në vështirësi. Kemi një grup shumë të mirë, unë përpiqem cdo seancvë stërivtore të mësoj edhe nga Zogovic por besoj që me kalimin e kohës të marr minutat “ – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb