Shumë vite më parë ishte Frederic Veseli, ndërsa së fundmi Bersant Celila, por Manchester City duket se po promovon një tjetër shqiptar

Bëhet fjalë për portierin më të ri të Kosovës, 19-vjeçarin e talentuar Arijanet Muriqi, që sonte po aktivizohet përballë Oxford City në Kupën e Ligës. Përpara pak kohësh, Muriqi vendosi që të zgjidhte Kosovën. Shtatlarti i portës së City-t nga Mali i Zi, por që ka lindur në Zvicër, ka veshur edhe fanelën e Zurich përpara pak vitesh.

419212 Ts 25 09 18 9827355208

Ishin përpjekjet e pareshtura të ish-presidentit Fadil Vokrri, bashkë me presidentin aktual Agim Ademi dhe me menaxherin Bajram Shala, ato që çuan futbollistin e talentuar te “dardanët”.

Muriqi ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubi anglez dhe shihet si e ardhmja e portës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb