Anatoliy Trubin duhet ta shijojë jetën si futbollist profesionist. Në vend të kësaj, 20-vjeçari po bën pjesën e tij për të ndihmuar Ukrainën të mbijetojë nga pushtimi rus.

Portieri i Shakhtar Donetsk, i cili gjithashtu ka luajtur për ekipin kombëtar, jetonte në qytetin e Lutsk, në perëndim të Ukrainës, teksa foli për CNN për jetën në vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

“Zemra ime pikon gjak. Shumë njerëz, shumë fëmijë, janë vrarë dhe unë nuk e kuptoj këtë,” tha ai.
“Putini është një vrasës dhe nuk e kuptoj se si është e mundur”.

Lutsk ka qenë objektiv i sulmeve me raketa ruse gjatë muajit të kaluar dhe Trubin ka mbetur i zemëruar nga shkatërrimi që ka parë në vendlindjen e tij.

Tani, ai dëshiron të përdorë platformën e tij për të dërguar mesazhe shprese për ata që përballen me realitetin brutal të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb