Në shtëpinë zikaltër e gjithë vëmendja është kthyer në Champions League, aty ku Inter kërkon një biletë për në fazën çerekfinale, një tur që nuk e shijojnë që nga 2011 e largët. Pengesa është jo pak e lehtë pasi përballë do të ketë Porto-n, një skuadër eksperte, që trajneri Simone Inzaghi e vlerëson shumë:

“E dimë rëndësinë që ka kjo përballje. Në nivele të tilla duhet të jesh shumë i përqendruar, të lush me kokë. Porto është një skuadër shumë e fortë se cila vjen pas 10 fitoreve radhazi”, u shpreh Inzaghi duke theksuar ndër të tjera se nuk është ende i qartë në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë:

“Kam dyshime, jo vetëm për dyshen e sulmit, kam dyshime kush do të luajë në mesfushë dhe në mbrojtje”, theksoi Inzaghi. Kjo sfidë vlen shumë për të ardhmen e Inter, për mënyrën se si klubi do të lëviz në merkato. Për momentin prioritet është rinovimi i kontratës me Calhanoglu, turku po shkëlqen në rolin e regjisorit duke bërë që Brozovic të mos jetë më i paprekshëm, madje sipas Corriere dello Sport, kroati mund të largohet në verë nëse vjen oferta e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb