Një histori e frymëzuar nga një roman për një hebre, i cili largohet nga Gjermania, pak para luftës dhe që arriti të kalonte kontrabandë një kryevepër flamande dhe për të përfunduar më pas në Afrikën e Jugut.

Piktura, një portret i stilit barok i shekullit XVII, që tregon një zotëri me mjekër të bardhë, nga Peter Paul Rubens, është në ankand në Johanesburg dhe pritet të arrijë një shifër të madhe.

“Portreti i një zotnie” mendohet të vlerësohet deri në 582 600 dollarë, bazuar në shitjet e mëparshme të Rubens.

portreti (3)

“Njerëzit gjithnjë e më shumë mund të ofrojnë më tepër…pati interes edhe nga Europa dhe Anglia”, tha Luke Crossley, specialist i arteve të bukura i shtëpisë së ankandit “Stephan Welz & Co”.

Në vitin 2016, një vepër e Rubensit me titull “Loti dhe vajzat e tij” u shit për 58 milionë dollarë.
“Fytyra e protagonistit qëndron përballë në një sfond jeshil, të qetë, ku Rubens luan me dritëhijet”, thuhet në katalogun që shoqëron veprën, shkruan atsh.

“Teknika është elegante dhe fytyra e protagonistit duket plot jetën dhe një humor i hollë”, shtohet në të.

portreti (2)

Pronari i fundit i kësaj pikture është mjeku, i cili nuk jetën më, që u largua nga Gjermania në vitin 1931 kur kërcënimi nacionalsocialist përbënte rrezik për jetën e tij. Ai pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Johanesburg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb