Varianti Delta i koronavirusit, që ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të kontaminimeve në Portugali këto javët e fundit, është kthyer në predominues në vend, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit (DGS).

Ky variant, më përhapës, përbën më shumë se 51% të rasteve të reja në Portugali dhe më shumë se 70% në rajonin e Lisbonës duke kaluar variantin Alpha, shfaqur në Angli, i cili ishte predominues gjatë muajit maj, sipas vlerësimeve të DGS.

Për t’i bërë ballë situatës, Portugalia ka vendosur të rrisë  kufizimet në bashkitë më të prekura, si Lisbonë ku oraret dhe kapaciteti i pritjes në restorante dhe tregje është reduktuar.

Kufizimet e lëvizjes mes rajonit të Lisbonës dhe pjesës tjetër të vendit gjatë fundjavës janë mbajtur gjithashtu.

Këto shpërthime të rasteve të reja kanë detyruar Gjermaninë të përfshijë Portugalinë dhe Rusinë në listën e kuqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb