Portugalia do të aplikojë arsimin në distancë deri në fund të vitit shkollor, me përjashtim të lëndëve të caktuara të shkollave të mesme, në varësi të evolucionit të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kryeministri portugez, Antonio Costa.

“Orët mësimore të trimestrit të tretë do të rifillojnë më 14 prill, pas festave të Pashkëve, por pa aktivitete shkollore në prani”, tha Costa, pas mbledhjes së kabinetit.

“Për nxënësit e moshës 6-15 vjeç, arsimi në distancë do të përforcohet nga përmbajtja arsimore e transmetuar nga televizioni publik”, shtoi ai.

Në arsimin e mesëm, qeveria mund të vendosë të rihapë shkollat ​​për lëndë të caktuara të ekuivalentit të viteve të para dhe të fundit, në varësi të evolucionit të pandemisë.

“Të gjithë ata që ndjekin shkollat ​​do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse brenda shkollave, që do të sigurohen nga Ministria e Arsimit”, theksoi kryeministri.

Fundi i vitit shkollor është caktuar për më 26 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb