Një, dy, tre… 12 vetë në foton e skuadrës së Portugalisë para fillimit të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Uellsit. Nuk kemi të bëjmë me një gabim teknik, por teksa skuadra portugeze bënte foton e zakonshme para ndeshjes, një nga djemtë që kap topat i është bashkuar ekipit.

Dhe jo vetëm kaq, por djaloshi ka qëndruar pranë idhullit të tij Cristiano Ronaldo, që nuk e ka mbajtur dot të qeshurën. Madje Ronaldo, në fund ka bërë edhe një selfie me djaloshin që pati guximin të dilte me kombëtaren portugeze, shkruan Telesport.

Por kombëtarja portugeze rrezikon një gjobë nga UEFA për këtë foto me djaloshin, ndërkohë që edhe në ndeshjen me Austrinë në Euro 2016, një fans i Ronaldo hyri në fushë për të bërë një foto me të.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb