Tifozët e futbollit janë mësuar të shohin lojtarët të ndëshkohen me kartonë të verdhë dhe të kuq, por skuadrat e Sporting-ut dhe Benfica-s kanë marrë një karton të bardhë nga arbitri pas futjes në Portugali të rregullit të ri.

Megjithatë, nuk do ta kenë të lehtë të përshtaten me arbitrat që tregojnë një karton të bardhë, që ka funksionin e kundërt. Tifozët në Portugali e kanë parë për herë të parë kartonin e ri në ndeshjen e luajtur mes skuadrave të fermave të Sporting-ut dhe Benfica-s në kupë.

Me Benfica-n që kryesonte 3-0, dikush në stol është ndier keq në fundin e pjesës së parë. Stafet mjekësore të dy ekipeve kanë shkuar menjëherë në ndihmë të personit. Pasi situata është zgjidhur, arbitri u pa të tregonte një karton të bardhë. Tifozët kanë reaguar me brohoritje në momentin e shfaqjes së kartonit të bardhë.

Këto kartonë janë pjesë e një nisme të re në Portugali. Ndryshe nga kartoni i verdhë dhe ai i kuq, që përdoren për të ndëshkuar skuadrat, ai i bardhi tregohet për të vlerësuar klubet për fair play. Ideja e re ka nisur për të inkurajuar vlera etike në sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb