Një gol në minutën e 8 të takimit i ka mjaftuar Portugalisë për të mundur Rusinë në takimin e dytë në grupe të Kupës së Konfederatave.

Njeriu i ndeshjes nuk mund të ishte tjetër veçse Cristiano Ronaldos që përveçse shënoi golin, vijon të dhuroi edhe paraqitje fantastike në fushën e lojës.

Pavarësisht se luante para shikuesve të vet, Rusia organizatore arriti që vetëm në minutat e fundit të vinte në vështirësi kundërshtarët duke lënë të pakënaqur spektatorët.

Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të prodhojë statistika të frikshme, të cilat konfirmojnë se ndoshta ky është viti më i mirë i karrierës së tij. Goli i shënuar sot për të ishte i 31-ti i vitit 2017, në 31 ndeshje të luajtura, një mesatare prej një goli për ndeshje që është e rrallë të arrihet në nivelet në të cilat luan portugezi.

Ky ishte goli i tij i 74-t me fanellën e kombëtares portugeze, duke u kthyer kështu në golashënuesin më të mirë europian të futbollit modern. Vetëm Ferenc Pushkash (84 gola) dhe Sandor Koçish (75) kanë realizuar më shumë se Ronaldo në Europë me fanellën e kombëtares.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb