Kombëtarja porugeze zbret në fushë për të ndihmuar lëvizjen futbollistike amatore. Sikundër lajmëron në një njoftim vetë Federata Portugeze e Futbollit, Kristiano Ronaldo me shokë, përfshirë dhe stafin teknik dhe drejtuesit e federatës, kanë hequr dorë nga gjysma e bonusit së tyre për kualifikimin për në Euro 2020.

Bëhet fjalë për një total prej 4.7 milionë eurosh, që do t’u japë mundësi lojtarëve dhe trajnerëve për të mbyllur sezonin në një kohë që veç vështirësive të tjera, futbolli diletant duhet të përballet edhe me emergjencën e koronavirusit. Kjo shumë do t’i lejojë ata që të përfundojnë sezonin 2019/2020.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb