Cinikë, të shpejtë, fluid, të bukur për tu parë. Portugalia e nis në mënyrë perfekte atë që mund të konsiderohet pa frikë era post-Ronaldo. Ylli luzitan për herë të parë pas 2008, pas 31 ndeshjeve radhazi si titullar mes Evropianeve dhe Botërorëve, e nis një ndeshje nga panikina.

Fernardo Sanots bëri një lëvizje të guximshme, por për fatin e tij të mirë rezultoi e goditur pasi zëvendësuesi i CR7, Goncalo Ramos dhuroi spektakël duke realizuar një “tripletë” golash.

4
4

“Bomberi” i Benfikes bëhet lojtari i parë, pas Miro Klose që realizon një “tripletë” golash në ndeshjen e tij të parë si titullar në një Botëror.

1
1

Kjo ishte një ndeshje e veçante edhe për Pepe, në moshën 39-vjeçare bëhet lojtari më i vjetër që realizon gol në Botëror. Portugalia ishte perfekte në çdo aspekt, shkëlqeu edhe ylli i Serie A, Leao, i hedhur në fushë si zëvendësues, një prekje një gol fantastik.

2
2

Luzitanët kalojnë pa shumë sforco Zvicrën me një fitore të thellë 6-1, në fazën çerekfinale tani i pret surpriza më e madhe e këtij Botërori, Maroku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb