Portugalia vuan, por nuk fal Hungarinë, duke fituar 2-0 në Budapest, përballë 60 mijë tifozëve vendas. Një sukses që erdhi në fund, në momentin më të mirë të skuadrës së Hungarisë.

Ndeshja nisi mirë për portugezët, që patën një rast të mirë me Diogo Zhotën. Edhe pse kanë dominuar në 45′ e para, luzitanët nuk e gjetën dot golin e avantazhit përballë ekipit vendas.

Kjo edhe sepse Cristiano Ronaldo gaboi në një rast që rrallë e humb. Vetëm pak metra larg portës, çuditërisht ylli i botës e dërgon topin mbi tra. As vetë ai nuk u beson syve.

Edhe pjesa e dyta nis pak a shumë si e para. Portugalia rrit presion, Bruno Fernandes provon edhe nga distanca, por portieri vendas i thotë jo golit. Janë disa goditje nga këndi për miqtë, por që nuk sjellin rrezik.

Gjithsesi, vendasit shënojnë në minutën e 80, por për fatin e mirë të Portugalisë, është jashtë loje, që provohet edhe nga VAR. Santos shton forcat sulmuese, duke futur në fushë edhe Andre Silvan dhe Renato Sanchez. Dhe menjëherë vjen goli i avantazhit.

Guerreiro nuk fal, i ndihmuar edhe nga një devijim. Pa kaluar as dy minuta, ka penallti dhe Cristiano Ronaldo con shifrat në 0-2. Por sulmuesi portugez shënon edhe një gol tjetër në minutën e 93-të. Goli i 106 për të me ekipin kombëtar, vetëm 3 larg rekordit. Portugalia merr 3 pikët e para dhe pret më e qetë përballjet me Gjermaninë dhe Francën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb