TIRANE – Përfaqësuesja e Portugalisë zbarkon në Tiranë për sfidën kualifikuese të Euro 2016 me Shqipërinë. Në orën 20:30 të së shtunës, avioni i skuadrës luzitane mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”. Zbarkimi është dokumentuar edhe nga ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, që në profilin zyrtar në Instagram shkruante: “Sapo u ulëm në Tiranë, Shqipëri”.

Diçitura shoqërohej edhe me një fotografi nga kabina e pilotëve. Kombëtarja portugeze u prit nën masa të forta sigurie dhe lojtarët nuk patën asnjë kontakt me tifozët e pakët të cilët qëndruan në aeroport të përshëndesnin tre herë fituesin e Topit të Artë. Portugalia u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit dhe të dielën prej orës 18:00 do të zhvillojë stërvitjen e fundit përpara sfidës me kuqezinjtë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: