Qeveria portugeze vendosi sot të zgjasë masat shtrënguese vend. Edhe pse pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri ka përparuar ngadalë gjatë dy javëve, ajo tashmë ka shkaktuar gati 200 viktima.

Kufizimet e vendosura që nga 19 marsi, për 10 milionë portugezët, janë më pak të rrepta sesa për fqinjët e tyre spanjollë, të cilët tashmë kanë më shumë se 9 000 të vdekur.

Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, përveçse kur duhet të shkojnë në punë, por ata mund të dalin edhe për stërvitje në zonën e tyre të banimit, për të ndihmuar të afërmit, edhe për të shëtitur kafshët shtëpiake.

Të gjitha dyqanet dhe restorantet janë mbyllur, por supermarketet dhe farmacitë kanë mbetur të hapura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb