SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur hetimet për një shtetas të huaj, të cili i janë gjetur në bagazhe gjatë kontrollit në port, tre pistoleta trofe lufte. (foto ilustruese)

Sipas të dhënave zyrtare, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin e huaj A.S. banues në Portugali.

Në PKK Porti, Sarandë, gjatë procedurave të daljes për në Korfuz, në bagazhet e tij, u konstatuan 3 pistoleta trofe lufte, jashtë funksionit, për të cilat shtetasi pretendon se i ka blerë në dyqan, por nuk disponon faturë. Materialet u referuan për veprën penale “vjedhje e veprave të artit e kulturës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb