Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona në orët e fundit, nën akuza për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë disa shtetas, pasi akuzohen për posedim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve :

E.C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E.R, 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/.

Më datë 08.06.2021, duke punuar aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi R. C., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe  K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb