24-orë aksion policor në Berat,arrestohen 5 shtetas për drogë,në kërkim etj. Një shtatas tjetër po proçedohet penalisht në gjendje të lirë

Aksioni i policisë së Beratit, që filloi që prej ditës së djeshme në të gjithë qarkun e Beratit,është shoqëruar edhe me arrestime.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik,parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, lpersonave që mbajnë armë pa leje,atyre me tendencë në krimet kundër personit etj,policia e Beratit ka kontrrolluar në 24-orët e fundit 264 automjete dhe ka ushtruar kontrroll fizik në 340 shtetas.

Në kuadër të këtij operacioni të policisë së Beratit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale dhe një shtetas tjetër po proçedohet penalisht në gjendje të lirë. Në prangat e policisë kanë rënë shtatasit: D.T,i cili u kap me disa doza me kokainë dhe cannabis sativa në automjetin e tij, A.H dhe K.H,që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi, L.V,që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K.K,pasi ishte me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal. Gjithashtu,policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin E.H,pasi gjatë kontrollit i’u gjet një dorezë metalike.

Në këtë aksion të DPV Berat që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim,janë angazhuar të gjithë sektorët e DPV Berat,që nga forcat e posaçme “Shqiponjat”,FNSH-ja,RENEA dhe forcat e  Posaçme Operacionale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb