Bundesliga luan këtë të martë javën e tretë post Covid-19. Futbolli gjerman u shndërrua në lokomotivën e europës teksa ishte kampionati i parë nga 5 më të rëndësishmit që rifilloj sezonin, rrjedhimisht është kthyer në pikë referimi, jo vetëm se si duhet të luhet por dhe pasojat që po sjell pauza e gjatë. Një studim i fundit i bërë në gjermani frikëson jo pak.

Bayern Munich 1
Bayern Munich 1

Në javën e parë rreziku për të pësuar një dëmtim është rritur me 266%, nga 0,27 në 0,88 për ndeshje. Pas javës së dytë numri i lojtarëve të cilët janë dëmtuar ka shkuar në 65, me një mesatare prej 3 futbollistësh për skuadër. Këto shifra janë shumë të larta, e të mendosh që vijnë nga gjermania, aty ku ekipet kanë pasur më shumë kohën në dispozicion të stërviten për të qenë gati për rifillimin e sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: