TIRANË- Drejtues të kompanisë Posta Shqiptare denoncuan të martë pranë organeve të rendit Tiranë një punonjës të Postës me iniciale O.D., i cili kishte kërkuar para nga disa qytetarë me premtimin se do ti fuste në punë. Pas kallëzimit, punonjësi i akuzuar për korrupsion është vënë në pranga nga policia.

“Pasi konstatuan rastin, drejtuesit e Postës Shqiptare morën menjëherë vendimin për largimin nga puna dhe njëkohësisht bënë kallëzimin pranë organeve të rendit në Tiranë, të cilët pas dëshmive të marra arrestuan punonjësin. Ky rast dëshmon edhe një herë vendosmërinë e Postës Shqiptare për të denoncuar rastet abuzive, duke ruajtur në këtë mënyrë linjën e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Postës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: