TIRANË- Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Posta Shqiptare nënshkruan sot një marrëveshje plotësuese që thjeshtëson procedurat, në dobi të përdoruesve.

Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Posta Shqiptare” SH.A., Majlind Lazimi, duke parë rezultatet e shkëlqyera të arritura nga Marreveshja mbi shërbimet konsullore për legalizimin e dokumentave, firmosur me 21 nëntor të vitit të shkuar mes Postës Shqiptare dhe Ambasadës së Italisë në Tiranë, kanë vijuar me firmosjen e një Marrëveshjeje plotësuese që thjeshtëson procedurat, në dobi të përdoruesve.

Sipas ambasadës italiane, kjo marrëveshje plotësuese, i jep vlerë bashkëpunimit me përkthyesit e betuar të njohur nga Ministria e Drejtesisë shqiptare, të cilët kanë depozituar firmën pranë Ambasadës së Italisë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe nxjerr në pah, në mënyrën më të mirë, shërbimin e kryer në favor të qytetarëve shqiptarë e italianë, duke siguruar qartësi më të madhe në afatet e nevojshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: