TIRANE- Napoli nuk ka qëndruar indiferent përballë posterit të një reklame në të cilën shfaqet një modele e veshur si murgeshë sexy.

Polemika të forta kanë shpërthyer për këtë reklamë, duke qenë se më 21 mars vetë Papa Francesko pritet të vizitojë Napolin.

Modelja në poster ka mbuluar kokën dhe shpatullat me velin klasik bardhë e zi të murgeshave, por i duket gjoksi jashtë, të cilin e mbulon disi me duart e saj, ndërsa duket sikur lutet. Pikërisht ky poster është interpretuar si provokim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb