“Unë mjel lopët, jo qytetarët”. Kjo është motoja që përdor Martin Haab deputet kantonal nga radhët e Partisë Popullore të Zvicrës. Ai jeton në një fshat afër Zyrihut. Kurse partia e tij është partia më e madhe e vendit dhe kundërshtarja më e madhe e integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian.

Në zgjedhjet parlamentare të 18 tetorit, Haab kandidon për një mandat në parlamentin e Zvicrës (Nationalrat).

Ky bujk mban lopë dhe shet qumësht. Dhe kështu ai ka zgjedhur një poster me një mesazh me humor: “Mjel lopët, jo qytetarët” shkruan duke përdorur imazhin e tij para një lope, të cilën e mjel.

E megjithatë Haab nuk mjel qytetarët, por shtetin. Për çdo vit nga arka e shtetit zviceran bujqit marrin 2,8 miliardë franga subvencione.

Këto janë para të qytetarëve. Që i bie: Haab, si të gjithë bujqit e Zvicrës, megjithatë mjel çdo qytetar.

Kjo nuk pritet të ndryshojë edhe në mandatin e ardhshëm të parlamentit, sepse lobi i bujqve do të mbetet i fuqishëm.

SVP është partia më agresive kundër të huajve në Zvicër dhe sidomos shqiptarëve. Për shkak të fushatave raciste ajo është paditur së paku dy herë dhe njëherë është dënuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb