TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha në emisionin “TëPaekspozuarit” në News 24 se do të vijojë t’i shërbejë interesit kombëtar dhe kushtetutës së vendit deri në përfundimin e mandatit.

Kreu i shtetit nënvizoi faktin se nëse do të ishte përballë një dileme se kë do të zgjidhte mes demokracisë dhe pushtetit, Meta tha se demokracia është mbi të gjitha dhe qasja për pushtet nuk e obligon aspak.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me vende fqinje, teksa  pohoi se me Greqinë janë shënuar disa amplituda të panevojshme, të cilat në spektrin e Metës mund dhe duhet të ishin evituar.

Me Greqinë, ku jemi aktualisht me Marrëveshjen e detit?
Meta: Kemi patur amplituda të panevojshme, kemi patur acarime në të kaluarë, të cilat mund t’i kishin ndaluar. Lidhur me këtë çështje unë them se duhet t’i ndjekin në interes reciprok, duke patur parasysh interesin kombëtar. Marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria ka bërë shumë përpjekje, kemi dorëzuar  14 marrëveshje bilaterale me idenë për t’i dhënë një hov zhvillimeve. Shumica e tyre kanë mbetur në sirtar andej.

Ajo që mund të them që deri me 24 korrik  të vitit 2022 jam zakonisht i motivuar, jam krenar. Këtë detyrë nuk e ndërroj me asnjë punë në botë.  Unë jam në koherencë me atë që kam thënë: Unë midis pushtetit dhe demokracisë, do të zgjedhë gjithmonë demokracinë. Duke mbrojtur  intersin kombëtar dhe kushtetutën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb