Në qendrën stërvitore të Romës, në Trigoria, sot ka patur vizitorë special me poste drejtuese në klubit të cilët kanë dashur të shohin nga afër ekipin të cilin këtë sezon dëshiron të bëjë më të mirën në “Champion League” dhe “Seria A”.
totti
Me drejtorin sportiv të Romës, Monchi, për herë të parë me postin e drejtuesit ka qenë i pranishëm dhe legjenda e klubit, Francesco Totti. Normalisht sikundër ndodhte në 26-të vitet e fundit, Totti ishte i veshur me këmishë dhe jo me rrobat sportive.
totti 1
Totti në përfundim të këtij sezoni i dha fund karrierës së tij sportive pas çerekshekulli me bluzën e Romës. Në momentin e largimit si futbollist i verdhekuqve, ai nuk e kishte vendosur përfundimisht largimin nga futbolli i luajtur, por oferta e Romës për një post drejtuesi bëri që kapiteni i përjetshëm i këtij klubi të mos medohej dy herë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: